AA
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova thotë se raporti i Komisionit Evropian e shikon përparimin teknik të vendit nëpërmjet prizmit politik. Ajo shtoi se raportet duhet të jenë më shumë një pasqyrim teknik, sepse ato diagnostikojnë, klasifikojnë dhe vlerësojnë.
“Konstatimi do të ishte se teknikisht edhe mund të avanconi por politikisht mund të jeni të bllokuar. Ose, vlerësimi teknik disa herë prezantohet përmes prizmit politik. Mendoj se ky elementi i dytë është problematik dhe kontestues. Unë e kam për qëllim që në datën 17, meqë presidenti ka të drejtë të ketë anëtar në Këshillin për eurointegrime, unë kam nominuar kolegen time që e njeh shumë mirë këtë problematikë, por mendoj se është mirë të paraqitem edhe vetë atje që ta shpreh angazhimin për integrimin por edhe të prezantoj disa vërejtjet e mia”, deklaroi Gordana Siljanovksa Davkova, Presidente. /Alsat.mk
Universiteti i Tetovës ka hapur afatin e tretë për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve
Nafta dizel shtrenjtohet për 5.5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1.5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me
Një pacient ka falsifikuar një mendim konsiliar për të siguruar një terapi që gjendet në listën pozitive të barnave, duke