AA
Në një ngjarje historike për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Prishtina është bërë nikoqire e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), që për herë të parë mbahet në vendin tonë.
Në këtë aktivitet marrin pjesë gjeneralë, kolonelë dhe oficerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia dhe Afrika, duke e shndërruar Kosovën në një qendër ndërkombëtare të bashkëpunimit dhe shkëmbimit ushtarak.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një reagimi publik është shprehur krenare me FSK-në dhe me suksesin e Akademisë së Mbrojtjes, e cila me këtë ngjarje po dëshmon standarde të larta profesionale dhe një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në fushën e sigurisë ndërkombëtare.(INA)
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për dy vjeçarin e VLEN-it në
“Nëse duhet të protestohet, duhet të protestohet para selisë së BDI-së”. Kështu deklaroi sot bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, për
Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, ka vlerësuar se dy vjet pas formimit të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në