AA
Në një intervistë për gazetarin Thimi Samarxhiu në Euronews Albania, profesori dhe studiuesi Arsim Sinani ka zbuluar një dokument autentik të rrallë të profesorit Ukshin Hoti, të shkruar plot 42 vite më parë, në të cilin ideologu dhe mendimtari i njohur shqiptar hedh tezën se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është zgjidhja më ideale për çështjen shqiptare.
Sinani bëri të ditur se dokumenti është propozimi i projektit të disertacionit të doktoraturës së Ukshin Hotit, i datës 7 qershor 1983, me titull:
“Kosova, faktor stabiliteti i raporteve politike, mundësitë e zbërthimit të çështjes shqiptare.”
Sipas profesorit Sinani, Hoti nuk ka arritur ta mbrojë këtë disertacion në Universitetin e Zagrebit, pasi gjatë arrestimit të tij nga autoritetet jugosllave, tema i ishte konfiskuar dhe më pas e kishte ripunuar nga e para. Si rrjedhojë, nuk ekziston një doktoratë e mbrojtur formalisht, por dokumenti i gjetur mbetet një dëshmi historike e jashtëzakonshme për vizionin politik dhe kombëtar të Ukshin Hotit.
“Teza kryesore e këtij projekti, e shkruar në fshatin e tij të lindjes, është ajo që thekson se bashkimi me Shqipërinë është zgjidhja më ideale për Kosovën,” deklaroi profesor Sinani gjatë intervistës.
Ky zbulim hedh dritë mbi mendimin e hershëm strategjik të Ukshin Hotit për çështjen kombëtare shqiptare dhe mbi përpjekjet e tij intelektuale për ta konceptuar Kosovën si faktor stabiliteti në marrëdhëniet politike në rajon.(INA)
Shqipëria ka siguruar fazën “play-off” për Kupën e Botës 2026, pas fitores 1-0 ndaj Andorrës. Sipas rregullores, në play-off marrin
Shqipëria luan fatin e saj për play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që ndeshen në transfertë kundër Andorrës. Sylvinho
Kimete Berisha Tarzani i Lumit! (Humoreskë e egër nga Ëndrra e Pestë) – Në ‘pyjet e besimit” në Dragash, aty