AA
Katër ndërmarrjet publike në Shkup do të kenë drejtues të rinj të përkohshëm. Kryetari i qytetit, Orce Gjorgjievski, mbrëmë bëri publike emrat e tyre.
Në NP “Rrugë dhe rrugica” për drejtor është propozuar Boris Nastov, i cili ka mbajtur këtë funksion në fillim të mandatit të ish-kryetares Danela Arsovska, ndërsa në “Vodovod dhe Kanalizim” do të vijë Ivan Mitrovski, nënkryetar aktual i komunës Kisella Vodë.
Siç njoftoi Gjorgjievski, në Ndërmarrjen Publike të Transportit (JSP) do të emërohet një person me përvojë të gjatë në këtë ndërmarrje, ndërsa në “Higjiena Komunale” – një profesionist nga sektori komunal i Qytetit të Shkupit.
“ Në “Higjiena Komunale” do të emërohet një drejtor i cili ka treguar rezultate të shkëlqyera gjatë periudhës së fundit, gjatë aksionit “72 orë”. Nuk është drejtori aktual i përkohshëm. Quhet Dragi, një person që ka punuar shumë vite në sektorin komunal të Qytetit të Shkupit, nuk ka qenë i ekspozuar as partiak dhe as në publik. Në JSP Shkup do të emërohet Sashe, i cili punon prej vitesh në këtë ndërmarrje, ka përvojë dhe e kupton procesin, tha Gjorgjievski për emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5.(INA)
Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami nga Kumanova, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në
Ish-zv.kryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, në një deklaratë për sdk.mk ka bërë të ditur se ka
Kompania OKTA informon se nga sot mundëson zbritje për të gjithë furnizuesit e saj për karburantin dizel, e cila do