AA
Duke reaguar pas njoftimeve se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, kishin gjetur 10 detonatorë me fitila në afërsi të fshatit Gnjezhdan të Leposavicit, ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, deklaroi se “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës”.
“Shtrirja e Policisë së Kosovës, prania e institucioneve tona të sigurisë, ka bërë të mundur që të tilla mjete që do të përktheheshin në sulme të rrezikshme terroriste, të kapen e të shmangen apo minimizohen raste të sulmeve të rënda që për qëllim kanë shkaktimin e dëmit, krijimin e pasigurisë dhe kësisoj frikësimin e qytetarëve. Por, nuk ka kthim mbrapa. Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë e mbi të gjitha Republika e Kosovës është e vendosur në luftën përballë bandave të tilla kriminale të cilave do t’i përgjigjet ashtu siç e meritojnë…”, u shpreh Sveçla FB.
Përmes raportit 24 orësh, Policia sqaroi se ka nisur hetimet për detonatorët e gjetur në Leposavic dhe se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Veriu i Kosovës vazhdon të jetë i tensionuar që nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke e vrarë një efektiv.
Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e mori Millan Radoiçic, ish nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Ndërkohë, disa ditë më parë po në Leposavic e plagos e u rrëmbyer një serb i Kosovës, çka nxiti reagimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se “qytetari në fjalë është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç”.
Në Bogorodicë, pritja është rreth 30 minuta për të dalë nga vendi drejt Greqisë. Për hyrje në Maqedoni të Veriut
Policia në Kumanovë ka privuar nga liria një 30-vjeçar, pas një denoncimi për një incident ndaj një vajze 18-vjeçare. MARKETING
Katastrofë ishte shmangur në fshatin Bonçe të Prilepit, pasi era e fuqishme sot në mëngjes e përhapi zjarrin drejt vendbanimit