AA
Ambasada e SHBA-së në Maqedoni njofton se Lotaria DV-2027 nuk është hapur ende dhe paralajmëron qytetarët për njoftime të rreme që pretendojnë të kundërtën. Po ashtu, theksohet se askush nuk mund të rrisë shanset e përzgjedhjes. Datat zyrtare të regjistrimit dhe çdo ndryshim në proces do të shpallen vetëm nga Departamenti i Shtetit, transmeton Portalb.mk.
“Periudha e regjistrimit për Lotarinë e Vizave të Diversitetit (DV) 2027 nuk është e hapur në këtë kohë. Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet mashtruese që pretendojnë se regjistrimi për DV-2027 është i hapur dhe për individë ose shërbime që pretendojnë rrejshëm se mund të rrisin shanset tuaja për t’u përzgjedhur. Kjo nuk është e vërtetë”, thonë nga Ambasada e SHBA-së.
Ata shtojnë se datat e regjistrimit për DV-2027 dhe detajet rreth ndryshimeve të procesit të këtij viti do të shpallen nga Departamenti i Shtetit sapo të jenë të disponueshme.
Drejtori i Drejtorisë për Çështje Pronësore-Juridike, Zoran Krstanoski, arsyetoi para deputetëve në Kuvend se qëllimi i ndryshimeve të propozuara ligjore
Prof. Dr. Nevzat Bejtuli është zgjedhur zyrtarisht anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, në vlerësim
Propozimi i Ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari është racional, deklaroi akademiku Vllado Kambovski sot për „Sloboden Peçat”, pasi studentët shqiptarë