(VIDEO) Rinis procedura për shkarkimin e kryeprokurorit
Prokuroria ka krijuar dy lëndë për ndjekje të ndërtimeve pa leje në Çair. Kryeprokurori Ljupço Kocevski duke folur për të njëjtat tha se dy lëndët janë të ndërlidhura dhe se me shumë gjasë të njejtat mund edhe të bashkohen. Në një intervistë për emisionin 360 shkallë, ai gjithashtu tha se ka mjaftueshëm prova për të njejtat.
Për bashkimin e mundëshëm të lëndëve për ndërtimet pa leje në Çair u pyet edhe kryeministri Hristian Mickoski. I njëjti deklaroi se organet duhet të kryejnë obligimet që kanë dhe të marrin masa nëse ka dyshime për vepra penale të kryera.
HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Organet duhet ti kryejnë punët e tyre nësë diçka të tillë ka vendosur prokuroria, është punë e tyre, unë nuk kam pse të komentoj. Në rast se ka bazë për çfarëdo vepre penale nuk ka dhe nuk duhet të ketë dilema”.
Por, pak minuta më heret në të njëjtin fjalim, ai paralajmëroi se veçmë ka filluar procedura për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski.
HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Nuk preism nga prokurori që të del të thot, po jam fajtor nuk arrita në punën time. Argumentet janë, opinioni është dëshmitarë për punën e prokurorirsë dhe gjykatave. Procedura për shkarkim është në rrjedhë e sipër dhe ka filluar para zgjedhjeve lokale”.
Kujtojmë se, ndërtimet pa leje në Çair u aktualizuan nga ish kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska e cila disa muaj para përfundimit të mandatit të saj katërvjeçar, zhvillonte aktivitete në terren, me paraqitje live në rrjetin e saj në Facebook, duke i publikuar ndërtesa që ajo pretendonte se janë të paligjshme. Ajo doli publikisht me kopje dokumentesh që duhej të tregonin se legalizimi, i cili është problematik në vetvete, është bërë madje edhe me dokumente të falsifikuara.
Për këtë ajo ka dorëzuar në Prokurori padi kundër ish kryetarit të Komunës së Çairit, të cilin e akuzon se ka bërë legalizime të ndërtesave në mënyrë të paligjshme, duke falsifikuar dokumentet.
Mevludin Imeri /SHENJA/