Alban Bajrami rikthehet në garë për deputet me numrin 102 në listën e Vetëvendosjes
Alban Bajrami, ferizajasi i njohur si një prej deputetëve më aktivë dhe më pranë qytetarëve gjatë mandatit të tij të kaluar, është rikthyer zyrtarisht në garë për deputet nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai do t’i drejtohet votuesve me numrin 102 në listën zgjedhore të këtij subjekti politik.
Bajrami, i vlerësuar për qasjen e tij të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe angazhimin konstant në terren, synon të rikthejë energjinë dhe dinamizmin e tij në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka deklaruar se rikandidimi vjen si rezultat i kërkesës së qytetarëve dhe vullnetit të tij për të vazhduar projektet dhe kauzat publike që ka mbështetur ndër vite.