Tentativë për vrasje në Kumanovë, Prokuroria hapi hetim ndaj një personi
Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë lëshoi një Urdhër për të zhvilluar një procedurë hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale tentativë për “Vrasje” sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 4 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.
“Më 4 dhjetor, në një hotel në Kumanovë, i dyshuari 84-vjeçar, nga motive të ulëta, me dashje tentoi të privonte nga jeta një grua.
Në mëngjes, ai shfrytëzoi një moment kur një mysafir në hotel hapi derën, hyri në ndërtesë dhe erdhi në dhomën ku ndodhej e dëmtuara dhe bashkëshorti i saj i palëvizshëm.
Kur e pa, u ngrit dhe eci drejt derës së dhomës për ta penguar të hynte, por në atë moment i dyshuari nxori një thikë dhe e goditi në kokë me të. Në momentin kur thika ra, e dëmtuara arriti të largohej dhe filloi të bërtiste me zë të lartë dhe të kërkonte ndihmë, kështu që djali i saj doli nga dhoma tjetër dhe e ndaloi të dyshuarin”, thonë nga PTHP.