Reali do të paguajë 100 mln euro bonus, vetëm se firmos me skuadrën spanjolle!
Kilian Mbape pothuajse me siguri do të bëjë një transferim nga PSZH te Real Madridi, si lojtar i lirë në verë. Mediat spanjolle kanë zbuluar tashmë disa nga detajet rreth kontratës së sulmuesit të PSZH me “klubin mbretëror”.
Francezi do të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me klubin madrilen me një pagë prej 32 milionë euro në vit, por Reali do t’i paguajë sulmuesit një bonus nënshkrimi prej 100 milionë eurosh, pasi ai vjen si agjent i lirë.
Mbape do të zotërojë gjithashtu 60 për qind të të drejtave të tij të imazhit, në vend të marrëveshjes tradicionale 50:50 mes klubit dhe lojtarit. Sulmuesi 25-vjeçar luan për Paris Sen Zhermenin që nga muaji gusht i vitit 2017. Këtë sezon ai ka shënuar 29 gola dhe shtatë asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat.