Taravari uron Kurtin: I priftë vetëm e mira në punën e tyre
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e djeshme në Kosovë.
“Lajmet nga Kosova flasin për fitore të Vetëvendosjes dhe z.Albin Kurtit të cilin populli i Kosovës i besoi sërish drejtimin e vendit! Urime Vetëvendosjes e z.Kurtit! I priftë vetëm e mira në punën e tyre”, ka shkruar Taravari përmes një porosie në rrjetet sociale.(INA)