Aksidenti mes trenit dhe veturës, video nga momenti kur intervenon FSK për t’u dalë në ndihmë të lënduarve
Një aksident ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku treni ka goditur një veturë.
Si pasojë, të lënduar kanë mbetur tre persona, në mesin e të cilëve një fëmijë. Ata janë nxjerrë nga automjeti nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ndodheshin rrugës.