Rama: Sërish do të jem kandidat për kryetar të Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama po e synon Prishtinën edhe për një mandat.
Ai është shumë i bindur se do të jetë përsëri bashkë me LDK-në.
‘’Absolutisht që po. E kemi një bashkëpunim me LDK-në dhe do të jemi se bashku në mandatin e dytë. E kam thënë në fillim që më duhen dy mandate ta transformoj kryeqytetin. Jemi një, jemi bashkë dhe do të vazhdojmë’’, tha Rama, teksa u shpreh i bindur se do ta fitojë përsëri garën për kryetar të Prishtinës.
Madje, Rama gjithashtu u shprehë se do ta votonte dikë që do të mund të ishte më i mirë se ai.
“Nëse është dikush që mundet me kry punë më mirë se unë. Atëherë edhe unë do ta votoj atë”, tha Rama, për RTV21.
Ai tha se e ka ftuar disa herë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për ta takuar, por ai nuk ka pranuar.
‘’Mundohem me qenë i afërt me të gjithë liderët. Normalisht diskutime me të shpeshta kam me Lumirin. Me kryeministrin kam kërkuar moti të takohem, por ende nuk jam takuar me diskutu për të mirën e qytetit. E kam ftuar shumë dhe gjithmonë ka qenë ‘javën tjetër, javën tjetër’. Ajo javë nuk erdhi ende’’, tha Rama.