Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Thellohet debati për presidentin, LDK kërkon dikë që e “rikthen besimin” mes partive, LVV e papërcaktuar për emrin
Kosovë

Thellohet debati për presidentin, LDK kërkon dikë që e “rikthen besimin” mes partive, LVV e papërcaktuar për emrin

January 13, 2026

AA

LDK-ja kërkon “një figurë konsensuale” që e “rikthen besimin mes të gjitha subjekteve parlamentare dhe që nuk shihet si palë politike” për president/e të vendit. Vjosa Osmani, e cila po kërkon edhe një mandat si shefe e shtetit, nuk është konsideruar e tillë nga partitë opozitare. As LVV-ja nuk e ka mbyllur mundësinë që të propozohet një emër tjetër.

Ndërsa po i kalon javët e fundit të mandatit të saj si presidente e vendit, Vjosa Osmani është angazhuar të tregojë se ka punuar “ditë e natë” dhe “kurrë pa ndalë” për pesë vjet.

Ajo dëshiron të mbetet ende në karrigen e shefes së shtetit, ndërsa debati për këtë çështje tashmë po thellohet.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndërsa foli për çështjen e presidentit, tha dje se “pa marrëveshje politike ndërmjet subjekteve parlamentare, imponimi i emrave të përveçëm nuk sjell asnjë rezultat tjetër përveç krizës institucionale”.

Ai tha për Kohën se “kandidimet unilaterale të partive nuk sjellin konsensus”, ndërsa shtoi se “Kosova nuk ka luksin të hyjë në krizë për asnjë emër të veçantë”.

Abdixhiku duket se nuk po e mendonte Osmanin si opsion, kur tha se në pozitën e presidentit duhet një “figurë konsensuale”.

“Partitë parlamentare, përkatësisht 80 deputetë, duhet të gjejnë dhe të zgjedhin një figurë konsensuale që ruan integritetin kushtetues, që rikthen besimin mes të gjitha subjekteve parlamentare dhe që nuk shihet si palë politike, por si figurë unifikuese e shtetit. Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti parlamentare, është e gatshme të marrë pjesë në çdo proces serioz ndërpartiak që synon ndërtimin e këtij konsensusi dhe zgjedhjen e një figure që përfaqëson shtetin”, tha ai.

Kreu i LDK-së, bashkë me deputetë të tjerë të kësaj partie, patën qëndruar në sallën e Kuvendit më 4 prill 2021, për t’ia mundësuar Osmanit të zgjidhej presidente.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk janë përgjigjur për këtë çështje. Këto dy parti vazhdimisht kanë pasur kritika ndaj Osmanit, që sipas tyre nuk e ka përfaqësuar unitetin e popullit, siç parasheh Kushtetuta.

Megjithatë, Osmani, e cila erdhi në pozitën e presidentes në vitin 2021 në saje të një bashkëpunimi me Albin Kurtin, i cili e mori drejtimin e qeverisë, po kërkon që t’i vazhdojnë “punët e mira bashkërisht” me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë e cila mori rreth 51.11% të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Kurti ka thënë së fundmi se sheh “mundësi jo vetëm teorike, por edhe praktike” që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje, pasi të konstituohet Kuvendit dhe të formohet qeveria e re, pasi “80 veta në sallë është vështirësi e konsiderueshme”.

Por ai nuk e ka mbyllur mundësinë që të propozojnë emër tjetër përveç Osmanit. I pyetur në një intervistë për KosovaPress nëse preferon ndonjë emër tjetër “më konsensual” për president, Kurti ka thënë se “nuk mund të diskutojmë për hapin e katërt pa tre të parët”, duke përmendur konstituimin e Kuvendit, votimin e qeverisë dhe votimin e buxhetit të këtij viti.

Osmanit i përfundon mandati më 7 prill. Një muaj para kësaj date, vendi duhet ta zgjedhë një president me mandat të plotë.

Nëse në tri runde votimi nuk bëhen votat e nevojshme për një kandidat për president, atëherë Kuvendi shpërndahet.

Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota. Nëse kjo s’arrihet, në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota, me kushtin që 80 deputetë të jenë prezentë në sallën e Kuvendit.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev

November 25, 2026
Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga

November 25, 2026
Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe në gjuhën

November 25, 2026
Maqedoni

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani:

November 25, 2026
Maqedoni

Shkaku emigrimit Maqedonia ka “humbur” 5.431 nxënës filloristë !?

November 25, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5255
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15651
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike,

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

Kosovë

Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë

Një aksion i zhvilluar sot nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në lagjen “Marigona Hill” ka rezultuar me arrestimin

Maqedoni

Provimi për Revizorë të Autorizuar Shtetërorë tashmë edhe

Një tjetër mundësi për përdorimin e gjuhës shqipe në fushën profesionale dhe institucionale është bërë realitet në Maqedoninë e Veriut.

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.