LAMM: Mjegull në disa rrugë, rekomandohet vozitje e kujdesshme
Dukshmëri e reduktuar dhe mjegull këtë mëngjes në afërsi të Smojmirovës dhe Bukovës deri në 50 metra, Gjavatës deri në 80 metra, Strumicës deri në 100 m., Tetovës deri në 40 m., Petrovecit deri në 150 m. dhe Delçevës deri në 50 metra, njofton LAMM.
LAMM gjithashtu informon se të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku zhvillohet pa probleme, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm.
“Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë të pajisura plotësisht, mekanizimi dhe fuqia punëtore e nevojshme janë në dispozicion dhe pastrimi i borës po kryhet vazhdimisht në terren. Në bashkëpunim me PE për Rrugët Shtetërore dhe Ministrinë e Transportit, po kryhen aktivitete të koordinuara me qëllim sigurimin e rrjedhës së qetë dhe të sigurt të trafikut”, informon LAMM.
Përveç menaxhimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm të automjeteve, rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, respektimi i shenjave të vendosura të trafikut dhe përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugëve.
Gjithashtu rekomandohet të sigurohen informacione në kohë nga të gjitha qendrat e informacionit për kushtet dhe trafikun në rrugët shtetërore.