Micevski: LSD dhe BDI qëndruan kundër projektit “Qyteti i sigurt”
Deputeti dhe koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Maqedonia yte”, Nikolla Micevski, sot në konferencë për shtyp deklaroi se koalicioni LSD dhe BDI qëndruan kundër projektit “Qyteti i sigurt” dhe kundër jetëve dhe sigurisë së qytetarëve.
“Koalicioni LSD dhe BDI u tregua në vepër edhe në opozitë. BDI dhe LSD lidhën martesë dhe qëndruan kundër jetëve dhe sigurisë së qytetarëve. LSD dhe BDI, koalicioni Ali dhe Venko sot së bashku në Kuvend votuan kundër projektit ‘Qyteti i sigurt’. Ata sot qartë qëndruan kundër projektit qytet i sigurt”, tha Micevski.
Ai shtoi se ata votuan kundër ndryshimeve të Ligjit për kundërvajtje që mundëson funksionim të këtij projekti, për fillim në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa pajisja është vendosur edhe prëgjatë Korridoreve 8 dhe 10.
Ai përkujtoi se në tetë muajt e parë të vitit 2025, në fatkeqësi rrugore në vend jetën e humbën 91 persona apo nga 11,3 njerëz në muaj. Në vitin 2024, numri i viktimave në rrugë ishte 142 persona apo nga 11,8 jetë të humbura në muaj dhe shtoi se tani numri i rasteve të vdekjes është ulur nga 11 në 2 raste të vdekjes në dhjetor 2025 dhe janar 2026.
Kuvendi sot me 81 vota “për” dhe 19 “kundër” dhe pa të përmbajtur e votoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Me këtë hapet rruga për fillimin e sistemit për regjistrim automatik dhe sanksionim të aksidenteve “Qyteti i sigurt” nga 1 shkurti. Me kërkesë të koordinatores së “Frontit Evropian”, Rina Ajdari, votimi ishte individual. Për miratimin e ndryshimeve ligjore u nevojit shumica prej dy të tretave të deputetëve.