Interi në verë synon afrimin e sulmuesit të Barcelonës
Inter është duke kaluar një moment shumë të mirë, ndërsa duket i pandalshëm nga skuadrat e Serie A. E megjithatë, sipas raportimeve të medieve italiane “zikaltërit” po mendojnë t’i japin skuadrës pak “ajër të freskët”
Në verë, Inter-i do tentojë të firmosë me sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres. Duke qenë se Torres u bashkua me katalanasit falë dëshirës së trajnerit Çavi Hernandez, me largimin e këtij të fundit pasi të mbyllet sezoni, të njëjtin fat mund të ketë edhe lojtari.
Një lajm ky që e gëzon disi Interin, duke qenë se “zikltërit” synojnë që në verë ta kenë Torres në ekipin e tyre.