“Vlon” në BFI, jep dorëheqje imami Bedri Lika
Imami Bedri Lika ka bërë publike dorëheqjen e tij nga pozita e anëtarit në organin më të lartë të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, raporton Zyrtare.
Në deklaratën e tij, ai thekson se këtë mandat e kishte fituar me 49 vota, duke qenë ndër më të votuarit në nivel të Myftinisë së Shkupit dhe në nivel republikan. Sipas tij, arsyeja e dorëheqjes lidhet me padrejtësinë e vazhdueshme, mungesën e transparencës dhe mungesën e kritereve të qarta në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe organeve të tjera të BFI-së.
“Me keqardhje konstatoj se në BFI të Maqedonisë së Veriut përjetohet gjithçka, përveç drejtësisë, transparencës dhe meritokracisë”, shprehet Lika në reagimin e tij publik.
Ai e mbyll deklaratën me një mesazh të ashpër drejtuar atyre që, sipas tij, “po e kultivojnë dhe po heshtin ndaj zullumit”.