Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari, ka dhënë detaje pse ajo nuk është propozuar sërish për ministre të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Ajo tha se është e lumtur që këtë post qeveritar tashmë e ka kolegia e saj, Mimoza Kusari-Lila.
Ndërkaq, potencoi se për këtë ndryshim në qeverinë Kurti 3, nuk ka ndikuar ngritja e aktakuzës ndaj saj.
“Unë i uroj suksese qeverisë së re. Jam e lumtur që zonja Kusari-Lila e ka postin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Nuk është patjetër një me qenë, duhet me pas një kombinim më të mirë. Jo, asnjëherë”, tha ajo pas votimit të qeverisë Kurti 3.