Mucunski uron formimin e Qeverisë së Kosovës: Presim bashkëpunim të ngushtë në interes të stabilitetit rajonal
Ministri i Punëve të Jashtme, Timco Mucunski, uroi Kosovën për formimin e qeverisë së re dhe emërimin e Glauk Konjufcës si zv. kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.
Mucunski, në një shkrim në rrjetin social “X”, thotë se po punojnë për bashkëpunim të ngushtë në interes të stabilitetit rajonal.
“I shpreh urimet e mia të sinqerta Republikës së Kosovës për formimin e qeverisë së re dhe Glauk Konjufcës për emërimin e tij si zv. kryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme. Si fqinjë, ne presim me padurim bashkëpunim të ngushtë në interes të stabilitetit rajonal, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe aspiratave tona të përbashkëta evropiane”, shkruan Mucunski.