Populli vulos mbështetjen për Denion Mejdanin (95% PRO): Ambasadori “shkrin” kritikët me një reagim epik pas sondazhit
Pas një fushate sulmesh të orkestruara ditëve të fundit, qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre të qartë. Në sondazhin e fundit të realizuar nga portali “Flaka”, Ambasadori i Shqipërisë, Denion Mejdani, ka marrë një mbështetje masive plebishitare, ku mbi 600 qytetarë (rreth 95%) kanë votuar PRO tij, duke hedhur poshtë çdo tentativë për denigrim.
Pas këtij rezultati, ka reaguar vetë ambasadori Mejdani përmes një analize të mprehtë, duke i kategorizuar sulmuesit e tij në disa grupe: nga ata që heshtën në momente kritike, tek ata që bëjnë “tango” të vështirë politike, e deri te ata që pengohen nga ritmi i Shqipërisë.
“Ka disa që janë mërzitur, sepse tani, për shkak të pozitave që mbajnë, duhet ta çojnë çështjen deri në fund dhe duket qartë se është një ‘tango’ e vështirë mes palëve,” shkruan Mejdani, duke thumbuar ata që veprojnë nga pozita të detyruara.
Ai thekson se kjo pakicë e zhurmshme udhëhiqet nga frika, interesi personal dhe një mendësi e vjetruar, ndërsa shumica dërrmuese e qytetarëve janë në rrugën e së drejtës.
“Ne që jemi shumicë, ecim vetëm me të drejtën përpara — dhe, për mua, kaq mjafton,” përfundon Mejdani, duke konfirmuar se mbështetja publike është përgjigja më e mirë ndaj çdo sulmi