Hiqet ndalesa në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit
Ndalesa në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit nga ora 16:45 është hequr, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Paraprakisht, LAMM-ja kumtoi se për shkak të borës nga ora 7:45 në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit është vendosur ndalesë për komunikacion për automjete të rënda transportuese dhe autobusë, ndërsa në ora 5:45 është vendosur ndalesë për kamionë dhe autobusë në rrugën në fshatin Lisec – Kodra e Diellit.