Ndalesë për qarkullim të kamionëve në rrugën Gostivar – Strazhë – Kërçovë për shkak të reshjeve të dendura të borës
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se për shkak të reshjeve të dendura të borës është ndaluar qarkullimi i automjeteve të rënda në drejtim të Strazhës.
Sipas njoftimit, nga ora 17:00 është vendosur ndalim për lëvizjen e automjeteve të rënda në aksin rrugor Gostivar–Strazhë–Kërçovë dhe anasjelltas, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe grumbullimit të borës në rrugë.
Nga LAMM bëjnë të ditur se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa të mëdha, megjithatë rrugët janë me lagështi.
Ndërkaq, trafiku jashtë zonave urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.