Misetic: Prokuroria e Hagës ka bërë mëkatin e madh dhe të pafalshëm në gjykim
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës, ka bërë mëkatin, për të cilin një mësues i kishte folur shumë kohë më herët. Ai ka thënë se ky mëkat ka të bëjë me faktin se Prokuroria ka premtuar shumë më shumë sesa që mund të paraqitet.
Misetic në fjalën e tij sot ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka premtuar spektakël, por s’ka paraqitur asgjë.
“Mentori im më mësoi para shumë kohësh, që mëkati më i madh në një gjykim, është që të premtohet më shumë se sa mund të paraqitet. ZPS ka bërë këtë mëkat të madh, të pafalshëm. Kanë premtuar spektakël, por kanë paraqitur asgjë.”, ka thënë Misetic.
Avokati kroat ka thënë mes tjerash, se Prokuroria e Hagës ka kërkuar nga Gjykata të bëj rolin e prokurorisë, për të gjetur provat që ata s’i gjenin dot./GazetaExpress/