(VIDEO) LSDM akuzon se familja e Mickoskit udhëtoi me avionin shtetëror, Qeveira demanton
“Pretendimi i LSDM-së se familja e kryeministrit Mickoski udhëtoi për në Kroaci me një aeroplan qeveritar është lajm i rremë”, kështu kanë njoftuar përmes një komunikate me shkrim nga Qeveria. Ata shprehen duke thënë se pretendimi i LSDM-së se familja e kryeministrit Hristijan Mickoski udhëtoi për në Split të Kroacisë është lajm i rremë. Avioni zyrtar 20-vjeçar, siç thonë ata, është përdorur ekskluzivisht nga kryeministri Mickoski, pa shoqërim familjar, për nevojat e tij zyrtare, dhe në një periudhë prej dy vitesh vetëm për 4 udhëtime në lagje. Ata e vlerësojnë sjelljen e LSDM-së dhe të liderit Venko Filipçe hipokrite, dhe njëkohësisht apelojnë që informacioni që vjen nga kjo parti të merret me shumë kujdes për shkak të qëllimeve të saj spekulative.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
“Sjellja e LSDM-së dhe liderit Venko Filipce, i cili në diskutime të mbyllura bie dakord për blerjen e një aeroplani të ri qeveritar, dhe në publik e kritikon plotësisht atë, është hipokrite. Derisa LSDM dhe Venko të arrijnë një marrëveshje mes tyre, apelojmë që informacioni që vjen nga kjo parti të merret me shumë kujdes për shkak të qëllimeve të saj spekulative”.
Ndërkaq, nga ana tjetër ka reaguar anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Zhernovski ku thotë se ende nuk kanë marrë përgjigje ndaj vazhdon dhe kërkon përgjigjen se kush, janë pasagjerët në aeroplanin qeveritar së bashku me kryeministrin Mickoski.
Andrej Zhernovski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së
“Kjo ishte një nga temat për të cilën dje, si dhe për shumë tema të tjera, nuk morëm përgjigje dhe një mundësi e shkëlqyer, faleminderit, sepse me këtë pyetje mund të bëjmë një pyetje thelbësore. Nëse është kështu, LSDM-ja, pra qytetarët, po kërkojnë përgjigjen se kush, ose kush, janë pasagjerët në aeroplanin qeveritar së bashku me kryeministrin Mickoski”.
Kujtojmë se, LSDM tash më disa ditë po akuzon kryeministrin se ka përdorur avionin qeveritar për udhëtime private. Sipas të dhënave të publikuar disa ditë më parë në media, nga qershori i vitit 2024 deri në dhjetor në 2025, tre herë ka shfrytëzuar avionin qeveritar. Ndërkaq, në lidhje me udhëtimin në Kroaci, Mickoski tha dje se ka përdorur avionin qeveritar verën e kaluar kur është kthyer nga pushimi në Split, pasi e kishte humbur fluturimin e kompanisë ajrore Croatia Airlines, ndërsa të nesërmen kishte obligime të panegociueshme në Shkup.
Anida Murati /SHENJA/