(VIDEO) Presidentja ndrron qëndrim për avionin, në opozitë e kritikonte, tani është pro
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ka bërë bujë në opionion. Në atë video të bërë në vitin 2019, shifet kandidatja e atëhershme për Presidente të Shtetit, tani më Presidente, Gordana Siljanovska- Davkova, duke thënë se qeverisë së atëhershme nuk i mjaftonë vetura Mercedes por kërkojnë edhe avion të ri. Ajo kritoknte pushtetin e atëhershme që përbëhej nga LSDM dhe BDI, se përderisa sistemi shëndetësor po përjeton kolaps, Maqedonia, një nga vendet më të varfra në Evropë, dëshiron të ketë një avion VIP që do të kushtojë 20 milionë si dhe akuzoi pushtetarët e atëhershëm se në këtë mënyrë po dëshmojnë se abuzojnë me pushtetin dhe buxhetin shtetëror për nevoja personale.
GORDANA SILJANOVSKA-DAVKOVA
“Shkojmë për Radovish dhe Konçe, shikojë përpara –veturaa, shikojë pas-vetura, majtas-djathtas natyrë e bukur, mbi ne qiell dhe pyes: ku janë problemet tona, në tokë apo në qiell, kuptohet në tokë, por si duket qeveria nuk mendon ashtu, nuk ju mjaftonë Mercedesi, tani mendojnë për aeroplan të ri”.
Ndërkaq, 7 vjetë më vonë, aeroplani qeveritar për Siljanovskën është tejet i vogël dhe shumë i vjetruar. Gjatë ditës së djeshme, Davkova tha se, përdorimi i avionit qeveritar mundëson kryerjen funksionale të detyrave shtetërore, por është edhe më i lirë se fluturimet komerciale. Sipas saj, do të ishte mirë të kishte një avion më të ri, më të madh dhe më të sigurt, me të cilin më shumë anëtarë të delegacionit do të mund të udhëtonin dhe të ktheheshin, ndërsa në të do të mund të kishte edhe gazetarë që do ta ndiqnin vizitën.
Samir Mustafa /SHENJA/