Aksion i të rinjve të BDI-së, vendoset tabelë në gjuhën shqipe
Aktivistë të BDI-së në Çair kanë realizuar një aksion gjatë të cilit kanë vendosur një tebelë në gjuhën shqipe, duke kritikuar kështu përdorimin vetëm të gjuhës maqedonase në sinjalistikën për vendosjen e kamerave në rrugë në kuadër të projektit Qyteti Sigurt.
“Për gjuhën nuk ka kompromis, ka ardhur koha t’i bëjmë shqiptarët përsëri zot në shtëpi të vet”, ishte motoja e këtij aksioni.
Ata theksuan se duhet të mobilizohemi të gjithë që ti bëjmë shqiptarët zot shpie në shtëpinë e vet.