(VIDEO) Konfiskohet 1,010 kilogramë ushqim të pasigurt i maskuar si “ushqim i shëndetshëm”
Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) kanë asgjësuar 1,010 kilogramë ushqim të pasigurt të maskuar si “ushqim i shëndetshëm”. Sipas Agjencisë nga 14 operatorë gjatë 373 kontrolleve të kryera këtë javë, tek operatorë të regjistruar si objekte për prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të shëndetshme. Agjencia theksuan se kontrollet se 14 operatorë nuk ishin fare të regjistruar si operatorë ushqimesh në Agjenci.
Inspektorët gjithashtu deklaruan se për parregullsitë e konstatuara janë dhënë 65 vendime, 19 paralajmërime dhe 44 gjoba, me vlerë totale prej 20,550 eurosh në kundërvlerë në denarë.
Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari
‘’Tek 9 operatorë u konstatua se kushtet higjienike dhe teknike në objektet e tyre ishin të papranueshme, tek 7 operatorë është gjetur ushqim me afat të skaduar përdorimi, ndërsa tek dy operatorë ushqimi kishte origjinë të panjohur’’.
AUV njoftoi se ushqimi ishte i shënuar në mënyrë të papërshtatshme tek 18 operatorë, ndërsa tek 23 punonjësit nuk kishin kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore dhe se dy operatorë nuk kishin procedura të përcaktuara për Praktikat e Mira të Prodhimit dhe Higjienës ose nuk mbajnë regjistra të duhur. Tek po aq operatorë nuk ishte kryer dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i detyrueshëm në objektet e tyre. /SHENJA/