(VIDEO) Radev: Duam ta shohim RMV-në në BE sa më shpejtë
Pavarëisht paralajmërimeve të ekzekutivit se fillimi i këtij viti do të sjellë edhe lëvizje të reja për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ende nuk ka aktivitete konkrete në këtë drejtim. Presidenti i mëparshëm i Bullgarisë, Rumen Radev, në një intervistë për botimin gjerman Berliner Zeitung, deklaroi se Bullgaria dëshiron që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Ai theksoi se hyrja e tij në politikën parlamentare përfaqëson një përgjigje ndaj pritshmërive të qytetarëve bullgarë për një shtet demokratik, modern dhe evropian, si dhe për përshpejtimin e integrimit evropian.
Megjithatë, Radev ka rikujtuar se sipas konsensusit evropian të korrikut 2022 (i ashtuquajturi “propozimi francez”), Maqedonia duhet ta ndryshojë Kushtetutën e saj dhe t’i përfshijë bullgarët në mënyrë të barabartë me popujt e tjerë në Preambulë, dhe vetëm atëherë mund të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE.
Rumen Radev, ish president i Bullgarisë
“Ky është një proces i vështirë, por i domosdoshëm, dhe ne do të donim ta shihnim Republikën e Maqedonisë së Veriut në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk duam kufij dhe pika kontrolli kufitare, por duam që njerëzit nga të dyja anët e kufirit të mund të jetojnë, punojnë dhe komunikojnë lirshëm së bashku”.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë konteste të pazgjidhura që lidhen me iInterpretimin e historisë, identitetin kombëtar, gjuhën dhe të drejtat e pakicave. Para kontestit me Bullgarinë, vendi kishte kontest pothuajse 20 vjeçar me Greqinë. Vendi u detyrua të ndryshojë emrin në mënyrë që zhbllokohet proceset euroatlantike të vendit. Tani qeveria e VMRO-së, kërkon garanca nga BE se, nëse plotëson kërkesën e Sofjes për futjes e pakicës bullgare në Kushtetutë, nuk do të përballet me kushtëzime të reja.
Teuta Buçi /SHENJA/