Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Partitë politike me reagime të ndryshme për masën ndaj Artan Grubit
Maqedoni

(VIDEO) Partitë politike me reagime të ndryshme për masën ndaj Artan Grubit

February 24, 2026

AA

Po aq sa dorëzimi i ish zëvendës kryeministrit Artan Grubit në kufirin “Bllacë”, ashtu edhe masa e paraburgimit shtëpiak, nxiti reagime në skenën politike. LSDM-ja opozitare vlerëson se masa e arrestit shtëpiak është caktuar nga prokurori Daniel Koçev, shefi i të cilit shtojnë ata është prokurori Anel Fisoski që u zgjodh para një muaji në funksionin e Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit.

Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së

“Sundimi i ligjit është varrosur plotësisht. Marrëveshja mes VMRO-BDI realizohet para syve të opinionit. Caktimi i paraburgimit shtëpiak për Grubin është vërtetim se gjithçka është dakordësuar. Kush është prokurori i kësaj lënde. Daniel Kocev. Shefi i tij? Prokurori Anel Fidoski”.

Ndërkaq, nga VMRO shprehen se absolutisht e kuptojnë revoltën e qytetarëve pas vendimit për paraburgimin shtëpaik të Artan Grubit.

Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Presim që vendimi gjyqësor të jetë në mbrojtje të drejtësisë, dhe jo bashkëfajtor në padrejtësi… Procesi gjyqësor për Grubin, ish zëvendës kryeministrin dhe ministrin në qeverinë e LSD-së sapo ka filluar, në karriget gjyësore shoqëri do i bëjnë edhe ortakët e tij kriminelë. Drejtësi do të ketë”.

Në BDI janë shprehur të shqetësuar për deklarimet e përfaqësuesëve të partive politike, të cilët sipas tyre po krijojnë atmosferë histerie dhe linçimi përveç një vendimi të paracaktuar.

BDI

“Ata po e marrin plotësisht rolin e prokurorit dhe gjykatësit, duke u hedhur tek masa e kujdesit, duke bërë thirrje publikisht për linçimin e përfaqësuesve të prokurorisë dhe gjykatës, pa asnjë respekt elementar për parimin e prezumimit të pafajësisë”.

Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së u vu në dispozicion të drejtësisë. Kështu kanë reaguar nga koalicioni shqiptar në pushtet.

VLEN

“Rikthimi i Grubit nuk është fundi i procesit. Është fillimi. Fillimi i një zbërthimi që mund të çojë në demaskimin e plotë të mënyrës se si ka funksionuar BDI. Pyetja nuk është më nëse do të ketë pasoja politike, por sa të thella do të jenë ato.Nëse kutia e zezë është Grubi, atëherë hapja e saj nënkupton goditje të drejtpërdrejtë ndaj Ali Ahmetit”.

Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi pas 14 muajsh në arrati, herët në mëngjesin e së hënës u dorëzua në pikën kufitare në Bllacë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€ dhe heqjen

November 26, 2026
Maqedoni

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për

November 26, 2026
Maqedoni

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me kamatë, disa

November 26, 2026
Maqedoni

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur

November 26, 2026
Kosovë

“Kush i konstatoi vrasjet politike të pasluftës”: Ja çfarë thotë

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5259
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15656
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski pret që Komisioni Evropian ta njohë përparimin e vendit në zbatimin e Agjendës

Maqedoni

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet

Dëshmitarët e thirrur nga vetë Prokuroria nuk kanë konfirmuar ndikimin e Artan Grubit në procedurën e blerjes së terminaleve elektronike

Maqedoni

Djali nga Kumanova mori kredi të shpejtë me

Ishte një pasdite e zakonshme kur dy burra të panjohur, me pamje kërcënuese dhe pa asnjë dokument identifikues, hynë në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.