Publikohet libri ndërkombëtar “Bilimsel Makale ve Yayıncılık” – kontribuon edhe Dr. Levent Ismaili
U publikua libri ndërkombëtar i punimeve shkencore “Bilimsel Makale ve Yayıncılık”, një vepër e rëndësishme akademike e realizuar nën udhëheqjen e Prof. Dr. Servet Altaj. Ky botim përmbledh 51 tema të ndryshme shkencore, duke trajtuar në mënyrë të thelluar çështje që lidhen me shkrimin akademik, metodologjinë kërkimore dhe standardet bashkëkohore të publikimit shkencor.
Libri hapet me një parathënie nga nobelisti turk Aziz Sancar, fitues i Çmimit Nobel në Kimi, çka i jep këtij botimi një peshë dhe vlerë të veçantë ndërkombëtare.
Në këtë projekt prestigjioz ka kontribuar edhe asistenti i kardiologjisë nga Tetova, Dr. Levent Ismaili, duke përfaqësuar denjësisht komunitetin akademik shqiptar në një platformë me përmasa ndërkombëtare.
Botimi synon të shërbejë si udhërrëfyes për studiuesit, profesorët dhe studentët, duke ofruar standarde të qarta dhe praktika bashkëkohore për hartimin dhe publikimin e artikujve shkencorë. Me përfshirjen e autorëve nga vende të ndryshme, libri përforcon bashkëpunimin akademik ndërkombëtar dhe promovon cilësinë në kërkimin shkencor.
Ky publikim konsiderohet një arritje e rëndësishme për komunitetin shkencor dhe një hap i mëtejshëm drejt fuqizimit të kulturës së kërkimit dhe botimit akademik në rajon dhe më gjerë.