(VIDEO) Seanca për Koçanin, Shilegov akuzon prokurorinë për standarte të dyfishta
Avokati Petre Shilegov në seancën e sotme për rastin “Pulse”, referuar ndodhive të fundit me arrestin shtëpiak të ish zëvendës kryeministrit Artan Grubit, akuzoi Prokurorinë Publike për arshe të dyfishta. Shilegov kërkoi nga prokuroria që të dorëzoj prova se të gjithë qytetarët trajtohen në mënyrë barabartë në shtet.
Petre Shilegov, avokat
“Për ne sipas një metodologjie të panjohur të bërjes së vlerësimeve, disa të jenë në paraburgim dhe disa nga arratisja të mos burgosen, e rrezikojnë seriozisht barazinë e të akuzuarëve. Po mundohem të kuptoj nëse s’ka dualizëm, dy kategori qytetarësh në këtë shtet, njëra me trajtim preferencial dhe tjetra kategori, ne njerëzit e thjeshtë”.
Prokurori Publik i lëndës refuzoi të deklarohet duke thënë se kjo nuk ka të bëjë me të akuzuarit e këtij rasti.
Dëshmitarja e prokurorisë Ana Kostadinovska, e cila ishte vokal shoqëruese e grupit DNK gjatë dëshmisë së saj tha se fishekzjarre janë përdorur në të gjitha performancat e bandit, por asnjëherë nuk kanë shkaktuar probleme.
Ana Kostadinovska, vokaliste shoqëruese e grupit DNK
“Në 4-5 vitet e fundit DNK ka qenë bend shumë i kërkuar dhe performonte shpesh. Në të gjitha performancat në vitet e fundit ka pasur spërkatëse dhe nuk ka pasur asnjëherë problem. Kanë qenë të vendosura pranë nesh, pranë pajisjeve, kanë spërkatur në mua, asnjëherë nuk ka pasur probleme”.
Goran Gonev, kitarist i grupit DNK në dëshminë para gjykate tha se nuk e dinte se kush i kishte vendosur fishekzjarret atë natë, por tregoi se ato ishin aktivizuar rreth orës 02:30.
Goran Gonev, kitarist i grupit DNK
“Pastaj Panço në mikrofon tha të gjithë të dalim jashtë. Këtë e tha përshkak se tavani filloi të digjej. Nga vendi ku qëndroja unë, kjo nuk shihej qartë. Kur foli Panço, atëherë e shikuam tavanin. E lash instrumentin në skenë dhe u nisa tek dalja e vetme. Në diskotekë kishte shumë njerëz, kështu që mënjëherë u ngatërrova në rrëmujë. Për një kohë të gjatë nuk mundesha të dal prej aty. Në ato momente mendova se do ta humb jetën”.
Avokatja e të akuzuarit të parë Ivana Kocevska, kërkoi që klienti i saj, pronari i klubit, Dejan Jovanov të transferohet nga burgu i Kumanovës në atë të Idrizovës, sepse siç tha ajo atje personeli i burgut të akuzuarin Jovanov e degradon, e nënçmon dhe sillen me të në mënyrë jo njerëzore.
Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 63 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/