Tragjedi në Tetovë: Ndërron jetë një 10-vjeçar pasi ra nga terasa
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se sot në ora 09:25 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë pa shenja jete një djalë 10-vjeçar nga Tetova.
Sipas raportimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga terasa e banesës ku jetonte në Tetovë.
“Prindërit janë njoftuar për rastin nga një fqinj, pas çka e kanë dërguar në spital. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.