(VIDEO) Tragjedi në Tetovë, 10 vjeçari bie nga ballkoni dhe vdes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 10-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një 10-vjeçar ka ndërruar jetë pasi i njëjti kishte rënë nga tarraca e banesës ku jetonte. Sipas Policisë, 10-vjeçari kishte probleme shëndetësore.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHE
“Më 03.03.2026, në ora 09:25, në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë pa shenja jete një djalë 10-vjeçar nga Tetova. Sipas raportimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga tarraca e banesës ku jetonte në Tetovë”.
Nga MPB sqarojnë se prindërit janë njoftuar për rastin nga një fqinj, pas çka e kanë dërguar menjëherë në spital. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Samir Mustafa /SHENJA/