Moti me diell në mëngjes, pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe me erë
Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe me kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit në disa lugina. Pasdite, vranësirat do të shtohen dhe do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell.
Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri 17 gradë celsius.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell, përveç ditës së enjte ku priten reshje lokale të shiut.