(VIDEO) Parlamenti Studentor i UEJL-së mbështet nismën për provimin shqip në jurisprudencë
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, kësaj iniciative i është bashkuar zyrtarisht edhe Parlamenti Studentor i Universiteti i Evropës Juglindore.
Gjatë një takimi të zhvilluar mes kryesive të të dy parlamenteve studentore, kryetari i Parlamentit Studentor në Universitetin e Evropës Juglindore, Besjan Rexhepi, iniciativën e cilësuar si legjitime dhe të bazuar në të drejta të garantuara me ligj. Ai ka konfirmuar se Universiteti i Evropës Juglindore do t’i bashkohet plotësisht mobilizimit të studentëve për protestën e paralajmëruar, si dhe nismave të tjera të përbashkëta që synojnë realizimin e kësaj kërkese.
Sipas përfaqësuesve studentorë, ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt unifikimit të zërit studentor në mbrojtje të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe, e garantuar me ligj të posaçëm për përdorimin e gjuhëve.
Kujtojmë se 385 studentët shqiptarë të fakulteteve juridike në Republikën e Maqedonisë së Veriut kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në shqip. Megjithatë, Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka vendosur dhe deklaruar që provimi të zhvillohet vetëm në maqedonisht, duke theksuar se njohja e kësaj gjuhe është e domosdoshme për punën në institucionet dhe gjykatat e vendit. /SHENJA/