Sela, Aziri dhe Dauti në mbështetje të kërkesës për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe
Iniciatori i peticionit për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me deputetët Ziadin Sela, Elmi Aziri dhe Ilire Dauti.
Ai bëri të ditur se në takim është biseduar për organizimin e provimit të jurisprudencës dhe për nevojën që të respektohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.
Sipas Ademit, deputetët kanë nënshkruar rezolutën për zbatimin e këtij ligji edhe në procesin e provimit të jurisprudencës, duke mbështetur kërkesën që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe për studentët shqiptarë të juridikut.
Ademi tha se mbështetja e tyre është një hap i rëndësishëm për respektimin e të drejtave gjuhësore dhe shtoi se iniciativa do të vazhdojë deri në realizimin e kësaj kërkese.