Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, pa pritje në pikat kufitare
Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe në kushte të rrugëve të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me shpejtësi të përshtatur, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, përgjatë lumenjve dhe në gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.