Mot me diell dhe i ngrohtë me temperatura deri 18 gradë
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor.
Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 18 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe me erë të dobët nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të ulet në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë