Muriqi: Dua të jem Vedati i vërtetë, të shënojë sa më shumë gola
Vedat Muriqi, sulmuesi i Majorkës është ende larg nivelit të tij më të mirë pas dy muaj e gjysmë në infermieri, por me atë goditje me kokë që dha kundër Rajo Valejkanos sulmuesi dardan po i afrohet versionit të tij më të mirë.
Goditja me kokë e Vedatit në minutën e 91-të të ndeshjes vlejti tri pikë të arta për t’u larguar nga zona e rënies, por ishte gjithashtu një goditje se i jep energji sulmuesit, i cili e ka pasur të vështirë larg fushës. Pavarësisht se ishte i lënduar për gati tre muaj, me golin e shënuar kundër Rajos sulmuesi i Majorkës tani është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij në ligë së bashku me Abdón Prats. Natyrisht, golat e Muriqit i kanë mundësuar Majorkës të marrë gjashtë pikë në kuadër të katër fitoreve që skuadra e Havier Aguirres ka në kompeticionin vendas.
Sulmuesi kosovar shënoi në Vigo në fitoren 0-1 ndaj skuadrës së Benitezit dhe ndaj Rajos veshi përsëri petkun e shpëtimtarin.
Majorka ka nevojë për versionin e tij më të mirë për të siguruar mbijetesën dhe për të ëndërruar në Kupës. Muriqi, pas ndeshjes, ka folur me sinqeritet për atë që po përjeton:
“Kam dashur shumë të jem sërish Muriqi i vërtetë, të shënoj sërish gola. Jam shumë i lumtur, por duhet të vazhdojmë. Unë i dua shumë tifozët e Mallorcas dhe familjen time. Shpresoj që do të jemi këtu edhe për shumë vite.”