Trajneri zëvendëson portierin 17-vjeçar pas vetëm 20 sekondash lojë!
Një klub slloven ka marrë vëmendjen e mediave botërore për një rast të rrallë në futboll. NK Rogaska i dha mundësinë për debutim portierit 17-vjeçar, Zan Lorber. Eksperienca e tij zgjati vetëm 20 sekonda, pasi u zëvendësua nga trajneri i ekipit.
Dhe kjo jo për ndonjë dëmtim apo diçka të ngjashme, por thjesht se për trajnerin, Lorber nuk ishte për të nisur ndeshjen nga minuta e parë.
Tekniku i skuadrës ishte i detyruar ta aktivizonte 17-vjeçarin, pasi rregulli i ri në futbollin slloven parashikon se çdo skuadër duhet të ketë me patjetër një lojtar startues nën moshën 21 vjeç. Ky rregull nuk parashikon se sa gjatë duhet të luajë ky lojtar i kësaj moshe, ndaj ai u zëvendësua menjëherë kur u gjet mundësia.
17-letni vratar Rogaške Žan Lorber je dočakal debi v prvi ligi, ki pa ni trajal dolgo. Približno 10 sekund. Potem ga je zamenjal povratnik v slovensko ligo Ajdin Mulalić. Smešenje pravil NZS se nadaljuje … pic.twitter.com/W1tJcdvqDZ
— Rok Viškovič (@Rok_Viskovic) February 10, 2024