OKH Merhamet në bashkëpunim me Türk Kızılay (Gjysëm Hëna e Kuqe Turke) realizoi projekt humanitar: 500 pako ushqimore për familjet në nevojë
OKH Merhamet në bashkëpunim me Türk Kızılay (Gjysëm Hëna e Kuqe Turke) realizoi një projekt humanitar në kuadër të të cilit janë shpërndarë 500 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Shpërndarja e ndihmave është realizuar në tre qytete: Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Një pjesë e këtyre pakove është shpërndarë në bashkëpunim me Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut në degët e tyre në këto qytete.
Ky projekt është një kontribut i rëndësishëm në mbështetje të familjeve në nevojë dhe një shembull i mirë i bashkëpunimit humanitar në shërbim të skamnorëve.
Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij aksioni humanitar.