Aksident i rëndë në Çair, humb jetën një motoçiklist
Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Çair të Shkupit, ku një person që po drejtonte një motoçikletë ka humbur jetën.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Përplasja ka qenë shumë e fuqishme, duke bërë që motoçiklisti të ndërrojë jetë në vend.
Ekipet e ndihmës së shpejtë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por vetëm kanë mundur të konstatojnë vdekjen e viktimës.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.