Privohen nga liria 21 shoferë për shkelje në komunikacion
Gjatë ditës së djeshme, policia në të gjithë vendin ka ndaluar 21 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.
Pesë prej tyre, nga Tetova, Shtipi, Shkupi dhe Strumica, kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit. Ndërkohë, 11 shoferë nga disa qytete të vendit janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa tre të tjerë kanë drejtuar automjet edhe pse kishin ndalim për drejtim.
Në dy raste, shoferët kanë shkaktuar edhe aksidente duke goditur automjete të parkuara. Njëri prej tyre ishte nga Shtipi, tek i cili janë konstatuar 2.41 promilë alkool në gjak.
Policia ka ndaluar edhe një të mitur nga Kavadari që drejtonte automjet pa patentë shoferi. Gjithsej janë sekuestruar 15 automjete dhe pas dokumentimit të rasteve do të paraqiten kallëzime përkatëse.
Policia apelon që shoferët të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në rrugë.