(VIDEO) Qytetarët përgatiten për Bajram, shtohet kërkesa për bakllava
Me afrimin e festës së Bajramit, qytetarët tashmë kanë filluar përgatitjet për ta pritur këtë festë të rëndësishme fetare në mënyrë sa më të përkryer. Tregjet dhe dyqanet janë më të frekuentuara, ndërsa në familje kanë nisur përgatitjet tradicionale, blerja e veshjeve të bajramit, ushqimet tradicionale, si dhe përgatitja e ëmbëlsirave, ku padyshim për shumë familje festa e bajramit nuk mund të imagjinohet pa ëmbëlsirat tradicionale, sidomos bakllavanë, e cila për shumë familje mbetet simboli kryesor i tryezës së Bajramit. Si çdo vit, Bajrami sjell atmosferë feste, bashkim familjar dhe solidaritet mes njerëzve.
Qytetare
“Shumë mirë, elhamdulilah. Po gati ja duke fillu me fëmijët, po e kemi kalu gati se gjysën. Zakonisht ç’do sen është, ç’do muaj, ç’do dit ndryshim, ka gjithçka elhamdulilah prej Zotit. Zakonisht sene tradicionale, bakllava, kadaifi, trileqja pak edhe sheqerparja ato janë. Do Zoti të gjithëve ua mundëson ta festojnë me të mira, me lumturi, bashkë me familjarët, edhe ata që si kemi me lutje me tmira”.
Qytetar
“Shumë mirë, shumë mirë e kena kalu/po, po kena fillu/po përafërsisht, sivjet pak ma shtrejtë/kejt janë në rregull, kejt në vendin e vetë/ëmbëlsira bakllava, tollumat/uroj festën gjithë myslimanëve kudo që gjenden nëpër botë, gjithë të mirat, paqja është kryesorja, mos të ketë lufta”.
Qytetar
“Shumë mirë, faleminderit/po, por unë jam gurbetqarë, kam ardhë tek nëna dhe tek vllezërit, në vikend tre, katër ditë, nesër do të iki për në Gjermani/jo nuk jam këtu për fatëkeqësisht jo/kanë ble ato atje në Gjermani/po si zakonishtë, tradicional ushqimet tona, gullashi, mishi dhe orizi, pula, ose ëmbëlsira si gjithashtu si bakllava, si i thojmë ne qumësht orizi nuk mungojnë në tryezat tona shqiptare, myslimane dhe shumica e qokolladave për fëmijët dhe gjithë ato përgaditjet për bajram”.
Ndërkaq shitësit thonë se kërkesa për ëmbëlsirat tradicionale, sidomos për bakllavanë dhe kadaifin, rritet sa më shumë që afrohet festa.
Shitës
“Çdo herë kam thënë edhe apet e përsëris, bajram pa bakllavë nuk ka. Ju uroj fiter bajramin, Allahu inshaallah jau pranon ramazanin. Pregaditje kena bë, kadaif, peta të bakllavës, elhamdulilah prej Zotit ka edhe shitje, është herët pak dmth ka edhe një javë, 3\4 ditë, po ka për tu shitë. Po njëjtë jan, edhe bakllava edhe kadaifi, edhe arrat jan duke u shitur por më shumë kadaifi. Bajrami prej bajramit ka dallim edhe çmimet pak kanë lëvizur dmth janë pak ma të nalta ama apet muj me than elhamdulilah, është duke ec mirë. Tash qytetarët jan qato e dimë sa është rroga qfar të bësh, edhe ne e kemi rrit pak çmimin, ata ankohen po skemi çfar të bëjmë”.
Pavarësisht përgatitjeve dhe angazhimeve, për qytetarët më e rëndësishmja mbetet atmosfera e festës dhe bashkimi me familjen dhe të afërmit. Bajrami vazhdon të ruajë traditat dhe vlerat e solidaritetit, duke sjellë gëzim në çdo shtëpi. Me tryeza të mbushura dhe me bakllavanë që nuk mungon pothuajse në asnjë familje, qytetarët shprehen se këtë festë e presin me shumë gëzim dhe shpresë për ditë më të mira dhe të begata.
Anida Murati /SHENJA/