(VIDEO) Digjet makina e kryetarit të Komunës së Shutkës
Kryetari i komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush, në orët e vona të natës është përballur me një situatë të rëndë, pasi vetura e përdorur nga ai, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij, Fatima Osmanovska, i është vënë zjarri dhe është djegur gjatë orëve të natës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se veturës zjarrin ja ka vendosur një person, i cili ka qenë i maskuar.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 17.03.2026, në ora 03:50, në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Shuto Orizarit është djegur një veturë e tipit ‘Range Rover’ me targa të Shkupit, në pronësi të F.O. (37) nga Shkupi. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një person të maskuar që ka derdhur benzin mbi automjetin, pas çka ai është përfshirë menjëherë nga zjarri”.
Incidenti është verëjtur mënjëher nga pronarët e veturës, pas çka ata mënjeher kanë reaguar. Nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar, ndërsa flakët janë shuar pas ndërhyrjes së Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Policia ka kryer mbikqyrje në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.
Samir Mustafa /SHENJA/