(VIDEO) Rritja e çmimeve të naftës, opozita akuzon qeverinë për mosveprim
Ngritja e çmimeve të derivateve të naftës vazhdon të përplasë partitë politike. Për opozitën, fajtor për ngritjen e çmimeve është pushteti.
MARKETING

Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon se për shkak të rritjes së çmimeve, qytetarët e Tetovës, Gostivarit dhe Kumanovës harxhojnë deri në 650 euro më shumë brenda një viti
Nga BDI kanë zbuluar të dhëna sipas të cilave, del në pah mos intervenimi i Qeverisë përballë rritjes dramatike të çmimeve të derivateve të naftës.
IMRANE VELIU AHMETI – BDI
“Duke u bazuar në konsumin vjetor, mujor dhe ditor në Maqedoninë e Veriut, rezulton se konsumi i derivateve të naftës për transport arrin rreth 720.000 ton në vit, përkatësisht: • Konsumi mujor: 60.000 ton (60 milionë litra) • Konsumi javor: 15.000 ton (15 milionë litra) • Konsumi ditor: 2.000 ton (2 milionë litra) Mosndërhyrja e Qeverisë po u kushton qytetarëve dhe bizneseve rreth 685.000 euro në ditë, ose mbi 5.15 milionë euro në javë“.
Me reagim kanë dalë edhe nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të cilët paralajmërojnë se pas rritjes së çmimit të derivateve, do të pasojë rritja e çmimit të produkteve ushqimore po edhe energjisë. Sipas LSDM-së, edhe nëse çmimet e derivateve stabilizohen më vonë, çmimet në markete shpesh mbeten të larta.
Spas LSDM-sëe vendet e rajonit po ndërmarrin hapa konkretë për të ndihmuar qytetarët, ndërsa tek ne qeveria hesht dhe kujdeset vetëm për interesat e veta biznesore dhe tenderët
LSDM
“LSDM ka përgatitur një paketë zgjidhjesh ligjore që do t’i dorëzojë në Kuvend. Ulje e TVSH-së për karburantet nga 18% në 5%. Ulje e akcizës për 4 denarë. 0% TVSH për produktet bazë ushqimore. Përgjysmimin e çmimit të pikë pagesave rrugore“.
Akuzat e opozitarëve ndërlidhen edhe me pohimet e kryeministrit se vendi ka çmime të derivateve më të lira në rajon dhe rritjes enorme prej 21 denarësh të çmimit të derivateve brenda vetëm një jave. Ndërkaq, rritja e fundit ndodhi menjëherë pasi kryeministri paralajmëroi uljen prej 2 denarësh.
Mevludin Imeri /SHENJA/