Gjetet trupi i pajetë i një gruaje pranë lumit në Zërnoc, nis hetimi
Në komunën e Zërnoc, pranë lumit në vendin “Goshevski Orev”, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje rreth orës 10:40 paradite.
MARKETING

Policia dhe prokuroria nga Koçani kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rastin. Trupi është dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të bërë identifikimin e viktimës, e cila ende nuk dihet kush është.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht se çfarë ka ndodhur. Hetimet janë në vazhdim dhe priten rezultate pas përfundimit të ekspertizave mjeko-ligjore. Gjithashtu, policia po mbledh prova dhe informacione nga terreni për të sqaruar rrethanat e rastit.