(VIDEO) Qeveria mori vendim për uljen e TVSH në 10% për benzinën dhe dizelin
Përderisa qyetatetarët dhe shoferët presin me ankth ditën e hënë, atëher kur Komisioni Rregulaltorë për Energjetikë merr vendim për çmimin e derivateve të naftës, kryeminsitri Hristijan Mickoski, njoftoi se qeveria ka marrë vendim për uljen e TVSH-së për benzinën dhe dizelin nga 18 në 10 për qind, me qëllim që siç tha, të zbutet goditja ndaj qytetarëve. Me këtë vendim, Mickoski tha çmimi i benzinës pritet të mbetet i pa ndryshuar, ndërsa çmimi i dizelit të rritet rreth 3,5 denarë për litër.
MARKETING

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR
“Si Qeveri me përgjegjësi, sot në seancë qeveritare sollëm vendim të ulet TVSH-ja e benzinës dhe dizelit nga 18% në 10% dhe nëse kjo merret parasysh presim që çmimi i benzinës të mos ndryshojë, ndërsa çmimi i dizelit të rritet rreth 3 ose 3,5 denarë për litër”.
Me këto masa, Mickoski tha se Qeveria u del në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa ai ju bëri thirrje edhe tregtarëve që të mos e shfrytëzojnë këtë situatë që të fitojnë në kurriz të qyetarëve.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR
“Qeveria bën thirrje për përgjegjësi nga tregtarët dhe prodhuesit – askush nuk duhet të përfitojë në kurriz të qytetarëve. Do të ketë kontrolle të shtuara dhe çdo abuzim me çmimet do të zbulohet dhe ndëshkohet”.
Megjithatë, Mickoski tha se Maqedonia e Veriut, ka çmimeve të derivateve të naftës më të lira në rajon. Ai shtoi se masat do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme, duke filluar nga e hëna, me mundësinë e zgjatjes nëse është e nevojshme.
Samir Mustafa /SHENJA/