Mucunski në takim me eurokomisaren Kos: Qeveria tërësisht e përkushtuar në përparimin e procesit integrues
Zhvillimi i procesit të aderimit në Bashkimin Evropian, agjenda reformuese e shtetit dhe zbatimi i Planit për Rritje ishin në fokus të takimit të zhvilluar sot në Bruksel ndërmjet ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dhe eurokomisares për zgjerim, Marta Kos.
MARKETING

Gjatë takimit u diskutua ecuria e deritanishme e procesit të anëtarësimit, përparimi në zbatimin e reformave, si dhe hapat konkretë për realizimin e Planit për Rritje.
Ministri Mucunski vlerësoi bashkëpunimin konstruktiv dhe të hapur me Komisionin Evropian, duke theksuar se Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj avancimit të integrimit evropian dhe përmbushjes së të gjitha reformave dhe obligimeve që rrjedhin nga Agjenda e Reformave.
Në këtë kuadër, u përshëndet progresi i arritur në disa nisma me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe ekonominë, përfshirë përgatitjet për anëtarësim në Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave (SEPA), si dhe aktivitetet për harmonizimin me rregullat e Bashkimit Evropian në fushën e roaming-ut.